Monday 12 February 2018

NJË ROMEO DHE ZHULJETA E KOHËS SONË DHE SEKURITIVI

   Tregim për SHËN VALENTININ
        SOTIR ATHANASI

 (Tregim për Shën Valentinin)

Buqeta me lule qëndronte ende mbi tavolinë. Atë nuk e meritoi as tregimi I fundit që bënte fjalë për sakrificën ditën e Shën Valentinit. Njëzetë kilometra rrugë të përshkuara me këmbë për të takuar të dashurën, u lanë mënjanë e tregimi u rreshtua pranë të tjerave të rëna poshtë si gjethe nga buqeta.  Arsyetimi për t'a vlerësuar ishte jo vetëm llogjik,  por edhe i thjeshtë: Maratonomaku bëri 42 km. e kusur. Vërtet ai shpuri në Athinë lajmin e fitores, por të takosh të dashurën në distancë, mos vallë është më pak triumfuese? 
- Po. Është më pak. Dhe për këtë do të na flasi shekuj më pas, poeti hungarez Sander Petef: “Për dashurinë jap jetën. Por për LIRINË, e jap edhe dashurinë”, - tha poeti I shoqërisë sonë: Luani, për të plotësuar: - Për Atdheun, jepet edhe Jeta, pra edhe Dashuria
Këtë dëshmi pranuar nga të gjithë, por edhe raskapitjen e  "Maratonoma-kut-dashnor", e rrëzoi dikush. 
Shkaku? Gradiacion I pamjaftueshëm, - tha njëri nga ne që, vazhdimisht metaforat i gjente pranë shishes së rakisë.  
- Sepse të ka ndihmuar hapi i parë që duhet të ketë qënë si I  çmëndur, por  veprimi s’qe prej të marri, - tha një I dytë, gjithashtu profesionist në të pirë, por që, kundërtinë e gjërave të dy e nuhasnin dhe dinin t'a argumentonin nga pozicioni i tyre që ua kishte zili çdo mashkull esëll.  
Rrëzimi pra, ishte llogjik. Kërkohej e padëgjuara. 
Ishim pesë burra dhe të gjithë kishim rrëfyer historitë tona. Secilit nga ne i qe dukur se do të tejshpinte caqet e konturimit në kuotën e buqetës me lule për heroizmin karshi të dashurës së tij. 
Kur erdhi ai ( të cilin unë mezi e prisja), 
Ai që do t’a meritonte vërtet këtë trofe-simbol, të gjithë,  thuajse e harruan shkakun pse ajo orkide zbukuronte dhe ermonte trapezën tonë. 
Madje, edhe faktin që, klientela  do të kthente, mepatjetër kryet nga ne. 
Zilia e sidomos  lakmia për t’a pasur atë që: si një fqinjë e dashur për këdo, tundonte gjithkënd.Se ishte dita e Shën Valentinit dhe kjo ndjehej kudo, sidomos në atë lokal mbushur me rini. Veçse. . . Dikush madje, i kërkoi një  lule kamarjeres  dhe kur ajo, ngrijti supet e hutuar, ai i tha: 
- Të paktën sillna një buzëqeshje t'a vëmë mbi tryezën tonë.  
Se është DITA E "SHËN VALENTINIT". 
Por ajo u hutua edhe më shumë për momentin. Kur e kuptoi, u zgërdhi, gjë që nuk kënaqi askënd, aq më pak  klientin. E qeshura e saj ngjante me një trëndafil të zhgaravitur nga shiu e të flakur në rrugë. Gjithsesi. . . .
Ajo që do të dëgjoni, nuk mund të shpërblehet vetëm me një orkide. Jo.
Asnjë kopsht I tërë me lule nuk e përmbush dot këtë rekord të ri e të paarritshëm. 
Ne  porositëm birë dhe meze, se të parat I pimë ashtu,  thatë, ngaqë kamarjeri na kishte sjellë dy pjata të përbashkëta me mëlçi.  Kuptohet që njeriu në shërbim u urdhërua të shtonte një racion  edhe për shokun tonë të sapombërritur. 
- Është rradha jote të tregosh sakrificën për Shën Valentinin, - I thashë unë
Ai më hodhi një vështrim I befasuar. 
- Vërtet s’e keni marrë vesh? 
- Jo. Pse? Çfarë duhet të dinim?- mora unë rolin e të painformuarit,   dhe u bashkova me të tjerët që do të mësonin se ç’kishte ndodhur edhe sepse ai e dinte që Sekuritivi I  porsaardhur, ishte baxhanaku im dhe bënte pjesë prej kohësh në shoqërinë tonë të xingografisë, 
ndonëse i një tjetër profili, ai qe.
- Vërtet nuk e dini, apo kërkoni t’ua them unë? 
- përsëriti pyetjen (ky personazh qëndror, për të cilin po shkruaj)
dhe iu drejtua të tjerëve. 
Kësaj here, mesadukej, kërkonte të bindej që, sekreti nuk kishte dalë nga unë. 
Dhe nuk u gabua. Se: për atë ngjarje, krejtësisht të pazakontë, 
për të mos thënë të pangjarë, por të jashtëzakonshme, 
duhet të fliste vetë i zoti. 
Të gjithë ngrijtën supet dhe e siguruan se nuk dinim asgjë të veçantë për 'të.
- Këtë buqetë me lule, do t'a shpinit mbi varrin tim në qoftëse ditën e SHËN VALENTINIT të vitit që shkoi, do të qe realizuar kurthi që më ngrijti, ish burri i asaj që unë dashuroj dhe që do të bëhet së shpejti gruaja ime.
Mënjanë hatërmbetjes pse kishte heshtur një vit të tërë. 
Kaq mjaftoi që të lëmë,  jo vetëm gotat, por edhe mbllaçitjen. Të hapnim mirë veshët e të dëgjojmë. Gara qëndron ende e çelur për fitoren e orkides. Porositë akoma nuk kishin ardhur dhe ne kishim të gjithë kohën e mjaftueshme për të dëgjuar historinë. 
Edhe diçka tjetër: ishim të ndërgjegjshëm se për emrin e së dashurës, 
burri i vërtetë, është i heshtur si shkëmbi.
Në rastin konkret, edhe pse mund të bëhej përjashtim, ne nuk e kërkonim.
Veprimin po. Dhe Ai, s'kishte pse t'a mbante të fshehtë.

- Agjensia turistike ku punonte e dashura, ndodhej në katin e shtatë. 
Kurse, studioja ime e pikturës, siç edhe e dini, është një kat më sipër, 
por në një pallat dy kuadrate më tutje, - nisi kështu tregimin . . ., mëtuesi I orkidës.  
- Për dashurinë tonë, 
(kështu kujtonim ne, si të gjithë të dashuruarit e vërtet)
nuk kishte dijeni njeri tjetër në atë godinë, përveç sekuritivit në hyrje. 
Edhe ky rastësisht, tek po dilte nga takimi me të dashurën e tij që punonte  në një O.J.Q. në të njëjtin kat, na pa duke u puthur teksa ajo po më përcillte në ashensor.  Buzëqeshi dhe u largua. 
Unë, me ‘të nuk është se kisha ndonjë shoqëri, edhe sepse rastiste ndonjëherë të uleshin në një trapezë, këtu si sot. Kjo më bënte që , gjatë hyrje - daljeve,  nuk ia kurseja përshëndetjet e mirësjelljes me buzëqeshje, si vërsnikë rioshë e tani, si të dashuruar rishtas. 
Veçse, më duhet të pohoj që të dyve nuk na pëlqeu kjo. . . , flagrancë, të themi. Se, në fund të fundit e tillë ajo qe. Sekuritivi e kishte komshie atë dhe fatmirësisht, kur zbrita, do të më tregonte, se burri i saj  
kish një egërsi të lindur.
Kështu do t'a emërtonte ai. - Prandaj edhe fqinja ime, e kishte hedhur dashurinë tek ju, z.piktor, - do të përfundonte fjalinë.  
Sekuritivi,  kishte vënë re, se ata  grindeshin edhe tek zbrisnin nga ashensori. Se e sillte dhe e merrte vetë nga vëndi i punës. Xhelozia e tij e linte ku e ku atë që kemi parë tek Otello. 
Të gjitha këto,  nuk është se nuk i dija. Mbasi m'i kishte thënë edhe e dashura. Por gjithsesi  vërtetonin fjalët dhe shkaqet e saj, pse s'mund të vazhdonte jetën me atë njeri.  
- Ji I  kujdesshëm,  por mos iu trëmb, se ai është frikacak dhe, atë që nuk ka guxim të t’a bëjë ty, i zbrazet asaj që ti dashuron. Kjo  qe porosia e Sekuritivit.
Që kishte dorë, edhe unë e dija. Por, s’mund t’i dilja hapur nga që ai zyrtarisht  ishte i shoqi dhe serioziteti e kërkonte, të zhbëhej si i tillë. Ajo njihej ende grua e martuar pavarësisht se jetonin të ndarë  secili në dhomën e vet, brënda një kulmi. 
Kërcënimi se do t’a vriste, po t’a gjente në shoqërinë e dikujt, e tmerronte, me të drejtë, vajzën.(dhe, lavdi Zotit, ende nuk kishin fëmijë ). 
Kësaj I trëmbej ajo më shumë se ç'do gjëje tjetër, deri në panik. Gjyqi do të zhvillohej pas dy ditësh,   dhe unë nuk dëshiroja në asnjë mënyrë, 1që ajo t’a humbte atë proces të cilin e kishte thuajse të fituar për faj të tij.
Dhe ishim në vigjilje të ditës së SHËN VALENTINIT.
Erdhi e nesërmja. Unë kisha vajtur aty në kohën e drekës.Në dorë, siç është e kuptueshme, mbaja një orkide si kjo që keni vënë këtu mbi tavolinë. 
Nuk kishim këmbyer ende mirë përshëndetjet dhe puthjet  e para, kur më bën zile Sekuritivi me të cilin sapo isha ndarë në hyrje, përpara se të merrja ashensorin. 
E hapa celularin dhe dëgjoj zërin e tij që folii shkurt, por I alarmuar: 
- Avulloju! Ai po vjen nga shkallët drejt teje! 
S'ishte e nevojshme të pyesja se kush. Dihej për kë bëhej fjalë. 
Gjëja e parë që më ra në mënd ishte: më paska përgjuar dhe më ka ndjekur nga pas. Xhelozia çfarë nuk bën. S’kishte kohë për fluturime filozofike. Kërkohej shpejtësi, fshehje të provave fluturimthi, nga unë, kërkohej. Prandaj, së pari rrëmbeva ngutshëm, buqetën e luleve nga tryeza e punës së të  dashurës dhe e vendosa tek ajo  e bashkëpuntores tjetër karshi që, për momentin ishte larguar  me shokun e saj, si gjithë personeli në atë godinë zyrash.
Përvoja në shumëkatëshin ku banoj, më kishte bërë që të mbaja çelësin që e hap portën e kafazit të ashensorit kur ai difektohet me njerëz brënda. Nuk duroja dot thirrjet dhe alarmin e banorëve të bashkëmbyllur  në atë kabine metalike. Fakti që gjithë ditën e kaloj në studion time, më bën të dëgjoj, ndonëse jo shpesh,  komplet rastet  difektoze të atij mekanizmi qytetërues. 
Angari, por falë asaj përvoje të bezdisshme, gjeta ganxhën e shpëtimit. 
Çështja e së dashurës sime me burrin ligjor, zgjidhej nesër 
dhe rregullohej kështu një gabim biologjik. 
Kurse, nderi i saj, me patjetër, duhet të mbrohej sot dhe mbante të pastër e të respektuar karakterin e saj moral.
Futa dorën në xhep dhe u sigurova se çelsi I ashensorit, ndodhej aty. Sfida kërkonte çmëndurinë. Unë e pranova atë. Prandaj, instiktivisht me ngutin e një shpajtësie-rrufe,  
hapa portën e kafazit të ashensorit dhe u futa brënda.
E mbylla atë dhe U kapa në kapriatat metalike.
Dija që aty, një tip leve mund të pengoje drejtimin që të parandalonte ashensorin të ngjitej deri tek unë. 
E bëra, por, nuk është se e kisha provuar më parë.
Prandsj, a do të funksiononte? 
Çështja ime të rrosh, a të mos rrosh, 
vendosej nga ai çast,  
Menjëherë.
Aty! 

Më në fund, ashensori u vu në lëvizje.
Nga ai pus hekurash, shihja makaranë e çelniktë,  tek ulej në njërin krahë dhe kabinën metalike që ngrihej në krahun tjetër. Gjarpri po zbriste poshtë si të të donte të ushqente  përbindëshin i cili po ngjitej lart, drejt meje.  Zemra  po më rrihte me shpejtësi si të qe  kthyer në një kundramekanizëm i cili do të merrte në dorë fatin e jetës sime. Të kryente atë që s'bënin dot as mëndja dhe as krahët e mi. T’a ndalonte koshin metalik. 
Në një çast, me të dhjetat e sekondit, arsyetova: 
mjafton që unë të përqëndroj  shikimin te ajo masë gjigante e cila në një dekikë  të vetëm, m’u duk se nisi rrotullimin mbrapsht. Po. 
Ndaloi dhe vetëm atëhere, kraharori im u  mbush me frymë. 
Ç’kishte ndodhur? Ndonjë difekt. . . , ?
Apo ishte numurimi kryengulthi i sekondave të jetës sime? 
Nga një tjetër plasaritje, ( gjithmonë në të dhjetat e mbase qindtat e sekondit ) pashë të gjithë procesin gjyqësor që do të zhvillohej të nesërmen dhe fitorja e të dashurës që mori divorcin për shkak xhelozie dbe jo tradhtisë që mëtonte i shoqi  si shkakun e ndarjes. 
Dhe, pas kësaj, vërtet ashensori u rinis dbe mua nuk më doli zemra nga kraharori, veçse tani, shpresëmadh te e pandodhura deri më sot e shihja me sy të zgurdulluar që ai të ndalej. Dhe. . . 
O Zot i madh, ai u ndali një herë e mirë në katin e gjashtë. Kjo vinte pas dy stacioneve dhe ishte e treta, e vërteta. Frenimi i tij i beftë, çuditërisht më ngjau me hingëllimën e një duzinë kuajsh të stërlodhur,  që tërheqin një karrocë dhe që ndalen njëherësh, për të mos shkelur njeriun që u ka dalë befas përballë. Madje, unë kisha ndjesinë edhe të zmbrapsjes së tyre si shkakun e asaj hingëllime-protestë. Thuhet se kuajt nuk e shkelin kurrë me dëshirën e tyre njeriun. Aq më pak, kur nuk e ndjejnë rrezikshmërinë e tij. Të jetë kjo diçka hyjnore, a si paisje e veçantë për të përballuar të papriturat e jetës? Mundet që t'i ketë paisur Qielli këto qënie të çuditshme edhe me cilësi të tilla huazuar nga njeriu? Apo është zhballancim  që bën natyra për të kompensuar të keqen që mund të detyrohemi të përballojmë nga frymorë të tillë mostra?

(Ndërhyn autori dhe shpjegon paqartësinë dhe hutimin e Personazhit ):

- Po, miqt e mi. Personazhi ynë, të cilin le ta quajmë Romeo, se dashuria e tij, siç do të vazhdojmë t'a shohim më pas, thuajse një fat të ngjajshëm e një fund tragjik i kishte rezervuar. Është për këtë arsye që, ai me ndërgjeje e priste kështu, t'ia sillte fantazia e tij e trazuar në tru, përfundimin allogjik. 
-Thashë unë, - ndërhyri shoku ynë I metaforave me pije: 
- vetëm një I çmëndur nga dashuria, mund të bëjë veprime të tilla. 
Se dehja nga dashuria,  ia kalon të gjitha llojeve të pijeve. Ajo nuk është lëng. E një gjë që s'është lëng dhe ti e do, është SHPIRT që SHPIRTIN tënd kërkon. Prandaj edhe thuhet për një rioshe tërheqëse:  
"ishte e bukur SI SHPIRT, QËNIA"! 
Dhe kur ky shpirt të do siç edhe ti e do, atëhere vjen dehja. Pas saj, dashuria hyn në garë me çmëndurinë. Në finale,  asgjë s'mund të parashikohet. Për këtë gotë raki e mos e pisha kurrë, në U gënjej! 

- E vërteta, miqt e mi - nisi sërish autori, - ishte krejt ndryshe. Dhe ja sepse: OTELLO, 
( le t'a quajmë kështu personazhin tjetër, xhelozin tonë, si mbeturinë e së shkuarës ), 
- Atavist,  - ndërhyri e tha dikush, 
OTELLO, nuk kishte marrë thikë me vete. 
Atë ia kishte lënë adashit të tij me ngjyrë, por trim.

Otellua ynë, kishte dinakërinë e ODISESË: 
Prandaj, hapat e tij, tejet të vrullshme, frenuan te portat e përgjimit.

Aty nis e merr flatra dinakëria e Odisesë. Sapo qe njohur me metodën e nxjerrjes se njerëzve nga ashensori, që praktikonte ky piktor humanist. Si pasojë, mëndja e tij kishte përpunuar likuidimin e kundërshtarit duke përdorur, pikërisht aftësinë e tij shpëtuese. 
Diallëzia përherë ka bashkëudhëtuar me mirësinë   në mos për t'a zhbërë, të paktën për t'a baltosur atë, të cilën e quante marrëzi. 
- Akoma s'ka lënë bashkë me shpirtin edhe kockat tek ajo që dashuron ? 
 - kishte thënë ai me vete dhe e mori ashensorin në katin e dytë. 
U nis nga shkallët, për t'a rimarrë në të katërtin dhe të gjashtin. 
Aty, i mbushur me vetësiguri për çfarë do të bënte, mori shkallët për në të shtatin. 
Këtu do të ishte edhe vëndi I ekzekutimit.
Kur vajti në zyrën e gruas së tij në dorë mbante tufën me lule, 
përzgjedhja e së cilës i përkiste buqetave që shpien në funerale. 
Në fytyrë,  kishte maskën e shpërfillësit për atë që pritej të ndodhte, 
përzier me një buzëqeshje deri në skaj të shtirjes. 
- Je gati e dashur? - i tha ai dhe i dha  tufën e luleve. 
Ironia e atij shikimi përkthehej në fjalët: 
"Ke kuriozitetin të shikosh , budallallëkun, a fundin e bandillit tënd"? 
Jargavitja në të folur dhe shtirja si ëmbëlsi, tek ajo përkthehej në ftesë për ekzekutim. 
Shpirti i saj, atë sekondë iu përgjigj: 
"Po. Jam gati vetëm të më hiqesh sysh", - por u përmbajt.
Tjetri s'qe i denjë as për 'të. 
Prandaj, ajo e zbehtë në fytyrë e mori  buqetën dhe si  e hodhi në koshin e mbeturinave shkresore i tha: 
- Pse erdhe që sot, apo nuk të durohej deri nesër ku do të shihemi në gjyq?
Atij nuk i bëri përshtypje ky refuzim, ose u shtir si i tillë, se mepadurim priste t'i thoshte tjetër gjë. 
- Bashk' për ksi punësh kam ardh'. Me të dhanë ftesën për xhyçsh.  Për mos me mungue. Se e di se ti je ADALET FEMNE, dhe s'pyt përpara asni gjysh.

( Ndërhyn sërish autori për të spjeguar gjuhën e tipit ) :
- Miqt e mi. Në arsyetimet e këtij personazhi mos u çuditni kur shihni karakteristikat e një të dehuri. Jo. Është normal dhe ka gjuhën e tyre që, të diktuar nga rakia, kur duan të thonë ALAMET, për një femër, gjuha e tyre shkon si metatezë e thonë "ADALET femre".

- Faleminderit, - tha ajo.- por s'ishte aspak e nevojshme se ma solli posta dhe unë mezi pres të të shoh nesër, në atë XHYÇSH ( e talli ajo të folurën e tij ) . 
Ai vazhdimisht me atë panatyrshmërinë e tij të pasuksesshme kërkonte të fshihte, por edhe të kapardisej me kurthin e ngrijtur fshehtësisht dhe sidomos djallëzisht, për të pangjarën deri tani. 
- Marrim ashensorin dhe aty kam me t'a tregues një SURPRAIZË.
Ajo qeshi me sarkazëm e saj, tejet therëse.
"Do të më mburret, mbase për krimin e përgstitur", 
mendoi ato çaste dhe bashkë me dridhjen e zemrës, ndjeu edhe një urrejtje e bindje të re në drejtësinë e vendimit të saj për ndarje. Pranë kësaj pretence, qëndronte Përbuzja.  Neveria si për një bishë, gjithashtu.
- Dhe, miqt e mi, 
( u ngut të marri fjalën autori e të jepte një shpjegim më lehtësues 
për atë që do të ndodhte më pas ). 
- Otello iu drejtua ashensorit e madje shtypi edhe butonin e tij, 
që ai të vinte lart nga kati I gjashtë, si armën vrasëse nga guva e fshehtë.

Asaj më shumë i klithi zemra, se sa zëri ndonëse me të gjithë fuqinë e shpirtit u mundua t'a lëshojë. Nga që për 'të, mbërrijta e ashensorit në atë kat, qe baraz me zhbërjen e të dashurit, me humbjen e tij, me vdekjen e saj.
- Jo! Jo të thashë!  - 
qe thirrja me sa kishte në kokë. - Do të shkoj me këmbë në . . . , atë GJYÇIN E MADH! 
Dhe u kthye në zyrë. Nuk arriti t'a mbylli portën, që mbeti për gjysëm hapur. 
Mëndjen e kishte te bisturia me të cilën do të priste damarët e dorës
dhe do të shtrihej menjëherë në dysheme. 
Gjaku nuk e mbajti më në këmbë. 
Qe e sigurtë se nuk do të dëgjonte ulërimën e të dashurit të saj, 
kur t'a zinte si në çark, ajo masë e hekurt. Dhe. . . parapëlqeu një fund të tillë, të butë për vete.

- Nga dritareza e portës së ashensorit dukej koridori i gjatë që ishte gjysëm i ndriçuar, si zakonisht. Tani isha i bindur se një kat më poshtë tij, qëndronte i pa lëvizur, ashensori,
- do të shpegonte Romeo.
Mrekullia ndodhi. Ajo nuk ishte e ujqërve, siç kemi dëgjuar të thuhet të ketë ngjarë një, a dy shekulj më parë për të shpëtuar  nga "ujqërit e bardhë"  një zonjë të vërtetë aristokrate. 
Romeo jonë, pas asaj britme të së dashurës së tij, në vënd që t'I gëzohej kësaj mrekullie, 
shqetësohet dhe mundohet të shohi nga dritarja brënda atij kafazi ku u vetëburgos. 
Vështrimin  atje e kishte  mbajtur gjatë gjithë kohës dhe nuk kuptonte ç'kishte ngjarë.  
I shqetësuar për  Zhuljetën 
( le t'a pagëzojmë me këtë emër që na përafron fati i saj ),   
Romeo, pas asaj thirrje që dëgjoi nga zëri I së dashurës, 
hapi menjëherë kafazin dhe kur doli jashtë, 
përplasi portën që u mbyll me rrapëllimë. 
Ndërkaq mbërrijti Sekuritivi. 
Të dy u turrën menjëherë brënda zyrës ku panë Zhuljetën e shtrirë
në dysheme. Gjaku I kishte bërë një njollë të madhe mbi pantallona nga dora që s'rreshtte të rridhte dhe që ajo e kishte vënë mbi këmbë.  
Pranë, burri i saj ligjor me përhumbjen e një dudumi. 
Ai nuk ngjante gjithaq me një kriminel. Mbase me një gabim biologjik ai shëmbëllente. Dhe juridiksioni nuk e dimë nëse ka ligje për raste të tilla. Fytyra e tij e zbehtë si meit, nuk shprehte asgjë, edhe pse qe motivi i një krimi. 
Romeo me një lëvizje të shpejtë, mënjanoi dudumin dhe ndërsa hoqi nxitimthi këmishën, e shqeu atë me dhëmbë siç do të dëshironte të bënte  me shkaktarin e kësaj drame dhe i lidhi dorën ëndrrës së tij të nëpërkëmbur. Trëndafilit të zhgaravitur në shi! 
Kur u sigurua se pulsi në dorën tjetër punonte thuajse normal, e mori Zhuljetën përpara krahëve të tij për të zbritur nga shkallët. 
Por, s'qe aspak e domosdoshme. 
Sekuritivi qe lëshuar prej tyre rrufe dhe qe ngjitur në katin e shtatë me ashensor. 
Kuptohet nga lexuesi ynë i vëmëndshëm se: nuk kishte ndodhur asnjë mrekulli. 
Heroi në këtë mes ishte Sekuritivi.
Ai e kishte ndjekur rrugën e Otellos me dinakërinë e Odisesë, por me një qëllim tejet human. 
Se që kujdesur për çfarë? 
Për atë që ashensori nuk duhet të kalonte katin e gjashtë. 
Përkitas aty, Ai, I madhi Sekuritiv, uli automatin e siguresave, të cilat I ngrijti kur zbriti poshtë dhe mundi të vijë sërisht në katin e shtatë. 
Romeo me Zhuljetën përpara duarve, bashkë me Sekutivin u futën në ashensor. 
Edhe natyra bën gabime. Burri biollogjik ishte një shëmbëll i gjallë. Ai mbeti përjashta dhe mori shkallët e zbritjes. Shtatë kate nuk janë shumë. Se mund të ishin edhe shtatëdhjetë e shtatë.

Buqeta me lule të freskëta, ne menduam se I takonte sidomos Zhuljetës të cilën,
pas kësaj na digjte dëshira që  t'a njihnim 
Dhe pastaj Romeon. 
Por, s'duhet të harrojmë se kushti për të cilin shpallëm garën ishte "sakrifica në dashuri"
Dhe Romeo  pa Sekuritivin, sigurisht që do t'a kishte humbur jetën . . .

N Ë  E M Ë R  TË  D A S H U R I S Ë.

Po Sekuritivi?  
Tek e fundit, detyrën e mbrojtësit të jetëve njerëzore ai ka. Dhe atë, ai bëri shkëlqyeshëm.
Kështu deklaroi dikush që metaforat I gjente nga Gradiacion I rakisë. Por më duket se ishte i dehur nga që mepsdurim priste fundin e lumtur.

SOTIR ATHSNASI, 
Athinë,  
Rired. 31, Janar, 2018
Dërguar, 12, Janar,  2018

No comments: