Sunday 14 January 2018

L LOGARITEE NORES

L LOGARITEE  NORES
T r e g i m
 Jetonin mire, vec “ger-meret” e saj beheshin shkak per zenka qe ne kulmin e tyre mendoje se vetem divorci e ndante shapin nga sheqeri. Si motiv gjithmone leku. Nora mendonte se nje lek i kursyer sot,  per nje dite te keq mot, ndersa Dori te kunderten e saj, jetoje te sotmen pa e vrare mendjen per te nesermen. Gjithcka kycej brenda mureve te shtepise, per te qene te tjere njerez ne vendet e punes ku jetonin; ajo drejtoreshe ne nje dikaster te rendesishem dhe ai pedagog universiteti. Mjeshter te medhenj per te fshehur mosmarreveshjet e tyre. Dyfytyresh. Vec aplikimi i nje llotarie per te jetuar ne perendim, nisur si nje loje “ta provojme” nje here, menduan se do te zhdukte grindjet e pafundme. Dileme e madhe. Te shkonin, apo te qendronin. Te mirat dhe te keqiat e veta. Humbisnin postet, karieren, (nuk jetonin keq me te radhurat e tyre) vec e sigurte ishte e ardhmja e femijve te tyre. Vendosen, Nora si nene e gateshme te sakrifikonte gjithcka, ndersa Dori e shihte si shans per te ndryshuar karakterin e saj. Nuk kishte me kontroll te xhepave, llogari per honoraret, as per voneset, kafenete dhe vonesat.  Do te vendosej qetesia. Iu kujtua nje rast kur Nora  e nevrikosur priste pergjigje prej tij. Ai heshti. Heshtja e terbonte ate ndaj dhe e pyeti: - Ke nerva ti?
- Kam -foli prere pa ngritur syte.
- Po te kishe do te kishe nxjerre ze.
Dori qeshi. I tregoi fytin: - E shikon kete?
 Ajo tundi koken.
- Kjo eshte gryka dhe perbehet nga nente rrathe. Ne rrethin e pare zeri eshte i forte, ne rrethin e dyte fillon dhe humbet forcen dhe ne rrethin e nente forca i neneshtrohet vdekjes. Nuk ka me ze, ka vdekur ndaj nuk bertas. E kuptove?
- Me kete mendje qe ke ti do te rrosh njeqind vjet. Mjere une.
- Fati yt. – qeshi ai pa dashur te vazhdonte debatin me tej.
 Ai kishte qene disa here atje dhe deshiren e kishte te shkonte here pas here me sherbim a si visitor. Por per te jetuar… Ashtu si Nora vendosi per te ardhmen e femijve. Mbase do te ishte mire e per te, tu jepte fund sakrificave ne emer te kursimeve.
 Emri i mire dhe ndihma e disa miqve te tyre mundesuan qe ajo te punesohej ne nje spital. Ishte e zene gjithe kohen, lodhej por nuk ankohej.  Kujdesej per ushqimin e pacienteve ne nje pavion te madh. Tete ore ne kembe, ece e jaket nga pavioni ne guzhine nganjehere i sillnin mall per zyren dhe karrigen e drejtoreshes, por qe dinte ta fshihte nostalgjine. I ofruan nje vend pune me te mire disa muaj me vone. Nora refuzoi. U grinden perseri.  I kishte ardhur zogu ne dore dhe e kishte leshuar.
- Je treguar vertet idiote.
- Per ty keshtu ka qene gjithmone.
- Si nuk arrin te kuptosh se eshte hapi i pare per te punuar ne profesionin tend.
- E di une ate pune. – ia preu shkurt duke kundershtuar Dorin. Llogariti ca benefite te padukeshme. Sekretin e tyre vetem ajo dinte ta deshifronte: Aty ku punonte cdo mengjez kafene, qumeshtin dhe nje veze te zjere e kishte te sigurte per vehten dhe per Dorin. Tre here ne jave pothuajse rregullisht dreka ishte falas. Kur kishte me teprice perfitonte edhe Dori, pa harruar dhe nje pjate te ruajtur per diten e neserme. Ishte nga ato nikoqire qe mblidhnin edhe therrimet ne tavoline. Mendohej shume para se te fuste doren ne xhep qofte edhe per nje dollar te vetem. Dori qeshi kur i tha se mund te kursenin edhe nga plehrat. Perse duhej te paguanin dyzet deri ne dyzet e pese dollare kur ato mund ti hidhnte ne qendren kryesore te plehrave ne spital pa i hyre nje gjemb ne kembe. Qesje e vogel e Nores ishte si nje gjilpere ne kashte ne ate mal te madh qesesh plastike. Kursimet (shuma ne total ishte gjithmone vjetore) shkonin mbi peseqind dollare.  U tmerrua kur Dori u qeth per here te pare. Njezet e pese dollare me gjithe bakshishet?!  Dhe perse? Per dy qime te rralla qe i kishin mbetur ne maje te kokes. Per te ishte njesoj si te porosisje nje kombajne per nje parcele nje dynymeshe. Nuk ia vlente.
 I tha se do ta qethe vete. Ai e mori si shaka te radhes, por e kuptoi seriozitetin e saj ne krye te muajit kur Nora u shfaq me makinen qethese ne dore. Ndersa e qethte mendja e saj shumezonte njezetepese dollaret me dhymbedhjet muajt e vitit. Plot treqind dollare te kursyera qe do te shkonin kot se koti.  Nje “me shendet zemra ime” shoqeruar me nje puthje te lehte ne maje te kokes dhe gjithcka kishte mbaruar. Se mos vetem ne te qethur? Perseri me Dorin donte te kursente.  Si e futur qe ishte e rregulloi te punonin ne nje turn. Jo vetem kaq. Nderhyri qe edhe pushimet ne fundjave dhe gjate javes ti kishin ne te njejten dite. Njezet e kater ore se bashku aq sa Dori me shaka perseriste: “Ke te mallkosh i thuaj te pafsha njezetekater ore me gruan.”  Nuk merzitej ajo cfare mendonte ai. Mjaftonte qe nga buxheti I shtepise te mos rreshqiste asnje dollar. E kishte mprehur mire lapsin edhe ne kete rast. Nuk nevojiteshin me dy makina. Vetem benzine mbi neqind e tridhjete dollare ne muaj dhe po te shtoje shpenzimet e tjera; siguracioni, inspektimi, nderrimin e pjeseve te ndryshme, gomat; shuma e kursimeve i kalonte te tremije dollaret ne vit. Shko dhe gjeji! Punonte cdo dite nga dhjete ore.
- Perse punon kaq shume?
- Per pune kemi ardhur. Duam te marrim shtepi, femijet jane ne shkolle… - iu pergjegj nje shoqes se saj emigrante edhe ajo.
- Ste kuptoj. Per te gjitha keto mund te marresh kredi.
- Si te them – i dha fund bisedes dhe duke u larguar i keputi nje te share shqiptarce “Budallacke! Te jete Nora gjalle dhe femijet te marrin kredi? Mos e dhente Zoti! E di ku ka punuar Nora?”
 E vinte koken ne jastek por gjumi e merrte vone.  Megjithese e rritur ne qytet, ne nje apartament ne katin e trete, nuk e kishte menduar qe do te merrej edhe me nje kopesht perimesh.  Ne pjesen e lire prapa shtepise punoi dhe plehroi nje ngaster toke ku mbolli gjithe llojet e perimeve nga domatja e piperka, qepa dhe preshi deri te spinaqi dhe shume lloje te tjera. Gjithe veren perdornin perime te fresketa. Tepricat i fuste ne frigorifer per ti perdorur gjate dimrit. Ne jave vetem nga perimet kursente gjashte dhjete dollare dhe gjithe muajin shuma shkonte ne afersisht dyqind e pesedhjet dollare.
“Hm, te me marrin te keqen e dollarit. Le te fitojne prej atyre qe i mbajne duart ne mendere.  Nora i ka frigoriferin plot dhe te gjitha bio” ia bente qefin vehtes sa here qe shkonte ne market. Mbante shenim te gjithe shpenzimet dhe se zinte gjumi kur ato kalonin parashikimet e Nores. Megjithese nuk i nevoitej cdo fundjave per pazar, Dorin e kishte me vehte. Nuk ia thoshte as cilesise dhe as cmimit. Ishte nga ta qe vetem penen dinte te hiqte zvarre. E megjitheate duhej te ishte me Noren. Prania e tij kursente nje drake. Kursente dreken, sipas parimit pike pike mbushet gota. Qendronin fillimisht aty ku ndodhej bulmeti. Dori do te provonte gjithe llojet e djatherave. Edhe ato qe nuk i pelqente. Ishte i detyruar. Ne fund te fundit do te bente ate qe thoshte Nora. Kur vinte puna per te blere ajo kruante dhembet me shitesit; - ky eshte bosi, po te doje mund te bleje por eshte doreshternguar. Dhe per ke? Per Dorin qe ne kulete kishte vetem karten e identitetit dhe patenten.  Do te provonte gjithashtu mostrat e brumerave te mbushura me djathe dhe mishra. Me pas lengjet e perpunuara te frutave dhe se fundi do te qendronin aty ku ndodheshin frutat organike. I pelqente ose jo, per Noren nuk kishte rendesi. E detyronte te testonte gjithe varietet e rrushit, jo nga nje kokerr por nga tre kater. Kater varietete nga kater kokrra gjashtembedhjete, me sakte nje veshul i mire. Me pas radhen e kishin bajamet, lajthite dhe arrat e qeruara. Si gjithmone nuk thoshte jo. Ne te kundert behej nami. Ndonjehere kur ngrinte zerin, ndjente terheqjen e menges se xhaketes, a nje pickim theres ne krah shoqeruar me kercitjen e dhembeve te saj: - Mbylle, s’ke turp, po te kete ndonje shqiptar rrotull… Nuk pergjigjej, nervozohej dhe shtynte karrocen duke e ndjekur nga pas. Ia dinte koken asaj ndaj dhe nuk i mbante inat. Hipnin ne makine.

- Do te shkojme nga Lina per kafe.
- Po dreke?

- C’dreke o i zi! Hengre sa plase ku do ta shtiesh?! Kafeja i ve kapak. A po se ajkos ate te uruar si ne Shqiperi. Te kenaq era e kafese sidomos kur e shoqeron me biskota. I qan fare ato.

Ngiste makinen e mendjen e kishte te dollaret. Kalkulonte ne heshtje shifrat dhe qeshte me vehte. Per dy vete dreka kushtonte dymbedhjete dollare, qe i shumezonte me kater fundjave shkonin ne pesedhjet dollare ne muaj. Cfare kenaqesie per te. Me nje zero nga pas ne fund te vitit kjo shume dhjetefishohej. E krahasonte me rrogen dyjavore te tij. Shko e gjeji zoti Dori. Ne fund te gushtit do te pervishte lleret e pergatiste zahiret e dimrit. I bente te gjitha roshnicat, petkat, terhanane e embel dhe te tharet.

 “U marrin te keqen ketyre te mijave. Apo si kam bere me gjalpe e veze. Vec ti hash, jo si ato makaronat e ndenjura qe si kap njeri me dore” Bente te tilla per te tre shtepite. Per vehte dhe dy djemte. Nuset qeshnin me llogarite e saj por perseri mendjen e kishin te makaronat “e shpelara” te marketeve.

Po per veshjet?  Vitin e pare nuk bleu asgje. Me nuhatjen e nje gjahtari zbuloi gjithe dyqanet e veshjeve ne qytet. I bente planet qe ne mbremje, vizitoj edhe dyqanet me te shtrenjta. U hidhte nje veshtrim cmimeve te kripura dhe largohej prej andej duke murmuritur; ne me pafsh me ketu te me thyhen kembet.”  Por ne dyqanet me cmime te lira u hynte mallrave me themel. Ndersa ajo vazhdonte ne qefin e saj Dori merzitej, merrte celesat e makines dhe humbiste ne sediljen e pasme duke lexuar libra. Ajo kthehej me duart plot.

- Perse i do gjithe keto?

- Aq di ti, nuk gjen me kete cmim. E gjete te lire, rrembeje.

Me pak dollare e vishte si dhender. Me kuponat e mbledhura ne shume raste te brendeshmet e tij kushtonin me pak se nje dollare. Po keshtu edhe corapet. Ajo nuk u kushtonte rendesi ngjyres e madhesise apo modes. Mjafton cmimi te ishte i lire. Ne fund te fundit corape dhe te brendeshme ishin. Ankesave te tij ua priste shkurt: - Perse merzitesh? E kush ti sheh vec gruas?! Po me pelqyen mua…

Ne njezet vjet vetem dy here kishte shkelur ne dyqanet me cmime te kripura.

- C’te gjeti grua? – e pyeti per here te pare.

- Martojme djemte, jo boten… E zgjidhi qesen pa e vrare mendjen per per kursimet.

Nuk u permbajt nje nate. Dori qeshi me te madhe aq sa e qeshura e tyre shpoi muret e shtepise se tyre duke u degjuar deri ne rrugen kryesore.  Sapo kishin filluar te benin dashuri Nora i perseriti ne vesh:- Neser hapet ferma e perimeve. Domatet dhe piperkat jane me pesedhjet cent…

- Tani e gjete fermen? Do shkojme per domate apo ….?

- Te bejme dashuri – nuk e la te fliste dhe e puthi ne buze.

C’te bente vec te qeshures. Kjo ishte Nora edhe kur benin dashuri mendjen e kishte te kursimet…….

  XX  X

 Nje nate Nora u semur keq. E mbuluan djerset, i vinte per te vjelle dhe e shterngonte gjoksi. Ishte hera e dyte me te njejtat shenja. Vec kete radhe… Perpiqej te mbante vehten. Mendoi shpenzimet: njeqind e pesedhjet dollare ne emergjensi, ne rast se shtrohej i duheshin me shume se njemije dollare, do te humbiste punen per nje jave. Por ai qe u tremb me shume ishte Dori. Hera e pare qe nuk pyeste Noren. Krijoi numurin e emergjeces dhe pa kaluar as dhjete minuta mbrriti ekipi i ndimes se shpejte. Kur mjeku dha urdher te niseshin menjehere ajo nuk kundershtoi. I hutuar mori doren e saj mes pellembeve te tij, ia lemonte lehte pa ia ndare syte per te fshehur friken qe e mbertheu. U tremb kur doktori tha se dyshonte per parainfarkt. U ngul pas krevatit ku ajo qendronte shtrire, ferkonte floket e bute, ballin e saj dhe i peshperiste ngadale: - Do te kaloje, shpirt.

 Kur mbeten te dy i fshiu djerset, rreshqiti ngadale gishtrinjte mbi faqet e lemuara dhe beri ate qe Nora e kishte bezdi, e puthi ne buze.

- C’ben?

- Nuk te le te ikesh, me duhesh, ti ben pa mua ndersa une pa ty…  tundi koken per ti thene se ishte e pamundur pa te.

Buzeqeshi. Ne fjalet e tij ndjeu ate qe nuk e kishte cmuar, dashurine. E dinte qe Dori linte koken per te, por asnjehere nuk e kishte shfaqur ate qe ndjente si ato momente.

- U trembe?! Ndoshta tu kujtuan fjalet e mia.

- Cilat?

- Harrove! Mjere ai qe mbetet I fundit… Kam bere shaka. Ah me doli nga mendja, ne qilarin ku mbajme shishet e veres ndodhet nje shishe e vetmuar ne qoshe. Fundin e ka me grope. Atje eshte celesi i kasafortes. Te kam thene qe mbaj bizhuterite. Kujdes! – foli me ze te ulet.

- Mire, mos u merzit, – u pergjegj thate, -  ne djall bizhuterite, ty te te kem mire.

 Asnjehere nuk ishte bere kureshtar per “thesaret” e saj. E dinte qe Nora per familjen bente gjithcka dhe asnjehere nuk e kishin shqetesuar sekrete te tilla. Edhe Nora nuk ishte e pasionuar pas tyre.  I mjaftonte unaza e marteses, nje varese e blere ne dhjete vjetorin e marteses, nje tjeter kujtim i vecante nga nena qe kishte nderruar jete dhe disa dhurata nga djemte dhe nuset. Por ne zerin e Nores, celesi i fshehur ne fundin e shishes, kerkonte nje kujdes te vecante, duke nxitur kureshtjen drejt enigmes te kycur per vite me radhe. Me te mbritur ne shtepi kembet i ndali ne qilar. C’te shihte brenda kasafortes? Nje ditar financiar i mbajtur cdo dite per nentembedhjet vjet e tete muaj shoqeruara me shenime, fjale te shkruajtura shkurt qe vetem ajo dinte ti deshifronte, dhe numura te pafundme. Cdo faqe kishte nje kryq te kuq ne fund te saj dhe numuroheshin me gisht ato me shenjen minus shenuar me lapsin ngjyre blu. Shenjat blu ishin aq te rralla sa Dori i quajti ogur per te plasur syrin e keq. Brenda shifrave, fshihej nje jete e tere ne megrim. Shpenzimet dhe kursimet e jetes, jo pak, por afersisht dy dekada pa disa muaj. Zgurdulloi syte kur poshte ditarit mollezat e gishtrinjve preken nje shume te madhe kartmonedhash. Te gjitha te prerjes njeqindeshe. Dyqind e dyzeteshtate e peseqind! - shenuar ne nje cope leter vendosur mbi monedhat jeshile. Shuma e fjetur brenda kasafortes nuk i solli asnje ndjenje kenaqesie.

Sa here qe pyeste per dollare, Nora pergjigjen e kishte ne maje te gjuhes “Shterngoje rripin, mblidhe sot, per dite te keqe mot.”

 Qeshi pa ua ndare syte letrave te shumta me shenjen N germa e pare e emrit te saj. Murmuriti ngadale: - Po cke bere moj e uruar! 

 Iu njomen syte. Per dike tjeter do te ishte e pamundur, e pabesueshme, por jo per Dorin. Ai e dinte se brenda faqeve te ftohta metalike ishin sakrificat, heqje dore nda deshira, edhe me teper. Te gjitha e kishte emrin Nora. I meshoi celesit me force, ndjeu kercitjen e tij te cjerre ferkuar me trupi metalik pa goje. Iu kthye kujtimeve njezet vjet me pare. Grindjet, merite, keshillat e pafundme, veshtrimet qortuese, pyetjet pa fund, “ku i prishe, pse, sa?” si dhe fjalet “kur prish nje dollar, mendo qe ke prishur dy… I premtoi ne heshtje se nuk do te merzitej asnjehere sikur gjithe ditet ti kalonte nen prangat e ger-mereve te saj.

- Eh moj grua, sikur ti dinin te gjitha. Budallacke, te cmendur, injorante do te te quanin... Terhoqi kembet zvarre per tu ngjitur lart ne guzhine. Pas xhamit te portes kryesore e terhoqi drita e zbehte ne rrugen e zbrazur dhe te heshtur. Ca flutrza te bardha vertiteshin para dritave te shtyllave ansore, trulloseshin, dhe dorezoheshin duke u shtrire ne token e ngrire dhe te bere kallkan. Fluturza te tjera vazhdonin lojen e lene ne mes pa menduar se do te kishin te njejtin fat. Keshtu eshte edhe jeta si ato fluturza … Nderroi mendje. Nuk shkoi atje ku ishte nisur. Ndezi makinen e direkt ne spital. Kishte kaluar mesnata kur hyri ne dhomen e saj.  Nora hapi syte pergjysem.

- Perse u ktheve?

- Kisha ftohte pa ty. Me mungonte fryma tende.

- Edhe ate kerkon te ma marsh.

- Jo, dua te te jap tim…

I vuri gishtin ne buze duke mos e lejuar te fliste. Dori mori doren e saj mes pellembeve te tia dhe nuk rreshti se puthuri.

- Ah Nora!

Tundi koken.  - Sa me fat qe jam… Fjala i ngeci.

- C’pate? Rrethi i nente… - I shkeli syrin

- Hmm!

U perpoq te zgjidhte fjalet me te bukura pa kursyer as ato vulgaret, vetem per ta bere ate te qeshte. I hante germat fjalet i linte pergjysem, duke e bere lemsh idene qe kishte ne koke. U ngrit, vuri koken ne jastek prane saj dhe i peshperiti ne vesh: - Mos kerko perime me pesedhjet cent. Ferma eshte mbyllur tani.

- Shko e pyet per patate, jane me pak se pesedhjet cent, pasi fillon dimri dhe prishen.  – u pergjegj Nora.

 Ishte hera e pare qe bente shaka nga koha kur erdhen ne spital. U ndje mire me pranine e Dorit. Ndihej me e sigurte. Ra heshtja. Te dy rane ne mendime dhe per cudi mendonin per te njejten gje, kujdesin per njeri tjetrin. Largoi pak koken pa e hequr nga jasteku dhe fshehu syte prej saj. Ca pika loti zbriten faqeve te tia. Perpeliti qerpiket per te trembur ato.

- Cfare gruaje, e cfare mund te bej une pa te…?!


R e s m i  C o r b a x h i

No comments: