Saturday 7 May 2016

Vizitë mbresëlënëse, në “Ak-Art Galeri”...

Vizitë mbresëlënëse, në “Ak-Art Galeri”...
Sot paradite, bëra një vizitë mbresëlënëse në  “Ak-Art Galeri”, e cila ndodhet  në Rrugën “5 Maji” të kryeqytetit, në “Concord Center”, kati i pare. Aty janë ekspozuar punime të bukura të piktorit të njohur nga Tropoja, Azem Kuçana.
Në foto, jemi duke shpalosur  Albumin me piktura të kësaj Galerie, “Realitet, përtej realitetit”: Administratorja e Galerisë, Vjollca Mema Kuçana, me  dy mbesa të saj, Adela e Arkida dhe unë.
Nga: Murat Gecaj
Tiranë, 7 maj 2016

No comments: